LajmeMaqedoni

Lazim Destani: Kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e emrave të nderuar të gjeneratës së parë të KF Shkëndija

Kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e emrave të nderuar të gjeneratës së parë të KF Shkëndija, të atyre që në vitin e largët 1979 në Tetovë e themeluan këtë klub kuqezi. Ftesën për të marrë pjesë këtu me kënaqësi e pranova nga iniciatori i këtij takimi miqësor, nga miku im Bruno Ceka, i cili në ’79-ën ishte njëri nga futbollistët e Shkëndijës.

Për mbajtjen e këtij takimi jo pa qëllim ishte zgjedhur qebaptorja ‘Matranç’, pikërisht në këtë qebaptore në vitin 1979 drejtuesit e klubit kishin mbajtur takime si dhe ishin organizuar drekat e darkat për futbollistët. Ndërsa për të qenë simbolika krejtësisht e plotë, edhe darka e takimit të mbrëmshëm ishte si ajo e ’79-tës, një ‘dhjetëshe’ (10 qebapë)!

Me këtë rast, shqiptaro-amerikanin dhe veprimtarin Bruno Ceka e falënderoj për ftesën ku kaluam një mbrëmje të bukur së bashku duke i kujtuar plot emocion ngjarjet nga ajo kohë e largët, prej para më se katër dekadash.

Related Articles

Back to top button
Close
Close