Bota

Lavrov: Bisedimet për çështjen e Ukrainës midis Rusisë dhe SHBA-së po japin rezultate

Diskutimi thelbësor për çështjen ukrainase midis Moskës dhe Uashingtonit i cili udhëhoqi që nga fillimi i vitit është shumë i dobishëm dhe po jep rezultate, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme ë Rusisë, Sergej Lavrov.

“Fakti që administrata aktuale amerikane ka rinisur dialogun e drejtpërdrejtë është plotësisht në përputhje me praktikën normale diplomatike, braktisja e së cilës nën udhëheqjen e Xho Bajdenit ishte në kundërshtim me logjikën e shëndoshë. Diskutimi thelbësor për çështjen ukrainase midis Moskës dhe Uashingtonit që ka filluar që nga fillimi i vitit është shumë i dobishëm dhe po jep rezultate”, tha Lavrovi, publikuar në ueb faqen e Ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë.

Lavrov theksoi se falë këmbënguljes së presidentit Donald Tramp, autoritetet në Kiev ranë dakord me propozimin e Rusisë për vazhdimin e negociatave në Stamboll.

Related Articles

Back to top button
Close
Close