
Takimi i liderëve maqedonas tet-a-tet për ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht i BE-së për të vazhduar rrugën drejt BE-së si duket ka nxjerur në pah vazhdimin e planit hakmarës të Mickovskit ndaj BDI-së dhe ushtrimit të autoritetit të funksionerëve të BDI-së, shkruan Top24
Jo zyrtarisht nëpër koloare është folur shpesh që pas grupit të zjarrit qëndrojnë raportet e afërta të disa eksponentëve të këtij grupi me VMRO-DPMNE. Mickovski në vazhdimësi ka akuzuar BDI-në që nga dita kur kjo e dërgoi në opozitë partinë e Mickovskit. Plani për të prishur BDI-në nga brenda si duket u kuptua shpejt nga mbështetësit e Ahmetit dhe se pas këtij organizimi qëndron një dorë e fshehur pasi të njejtën e kishte deklaruar ehde vet Ahmeti në një prononcim të tij. Humbja e mbështetjes në teren e grupit të zjarrit si duket ka detyruar subjektet të ndërmarrin veprimet e radhës por këtë herë duke vepruar vet ideatori Mickovski i cili haroi nacionalizmin maqedonas dhe nxori veten zbuluar se qëllimi ishte dobësimi i BDI-së. Mickovski në takimin tet-a-tet me Kocaçevskin kusht të vetëm kishte përfshrijen e VMRO-DPMNE-së në qeveri pa BDI-në duke treguar kështu që Mickovskit më shumë i pengon qeverisja e BDI-së se sa ndryshimi i identietit maqedonas.



