
Me largimin e Sylvinhos, një epokë është mbyllur në Kombëtaren Shqiptare, për t’u hapur një e re.
“Kuqezinjtë” tashmë kanë një trajner të ri, italianin Rolando Maran, i cili është një nga trajnerët më të njohur dhe më të respektuar të futbollit italian, me një karrierë të gjatë si futbollist dhe trajner në elitën e futbollit në Itali, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Bleron Ajeti, në emisionin “Ora Shtatë” tha se nga Maran po pritet një lojë më defensive.
“Është krejtësisht e kundërta e Sylvinhos, i cili në momente të caktuara ka qenë tendencioz të bëjë futboll më atraktiv”, u shpreh Ajeti.



