
Në Koçan, Shkup, Shtip, Çeshinovë-Obleshevë, si dhe vende të tjera, u varrosen mbetjet mortore të viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan. Prokuroria njoftoi moshën e të gjithë atyre që humbën jetën në diskotekën “Puls” në Koçan. Tre nga viktimat më të reja ishin vetëm 16 vjeç, ndërsa viktima më e moshuar ishte 48 vjeç – njoftoi Prokuroria. Në mesin e viktimave të mitur, ka edhe tre persona që ishin 17 vjeç.
Koçani dje ishte i mbuluar nga dhimbja dhe trishtimi si kurrë më parë. Me një atmosferë pikëlluese dhe zemra të thyera, qyteti i dha lamtumirën e fundit viktimave të tragjedisë së 16 marsit, kur një zjarr shkatërrues përfshiu diskotekën PULS. Ceremonia e varrimit u zhvillua sipas një protokolli të veçantë, duke u lejuar që brenda varrezave të hynin vetëm familjarët e viktimave. Në portën hyrëse të varrezave qëndronin priftërinjtë nga Koçani të cilët i lejonin prindërit dhe familjarët e viktimave ti afrohen vendbanimit te përjetshëm. Me një organizim të rreptë nga institucionet shtetërore dhe MPB-ja, edhe ekipet televizive ndoqën ceremoninë sipas një protokolli të caktuar paraprakisht, me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë.
Në gatishmëri ishin edhe ekipet mjekësore, për të ofruar ndihmë në rast nevoje. Përpara varrimit, në kishë u mbajtën lutje dhe qytetarë të shumtë ndezën qirinj në shenjë nderimi për jetët e humbura. Sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht, gjashtë nga të vdekurit ishin të moshës 21 vjeç, dhe katër ishin të moshës 18 dhe 36 vjeç. Tre persona kanë vdekur në moshën 16-vjeçare, po aq në moshën 17-vjeçare dhe në moshën 25-vjeçare. Nga dy viktima janë të moshës 20, 23, 27, 31, 38 dhe 44 vjeç, si dhe nga një i ndjerë janë të moshës 19, 29, 32, 33, 43, 47 dhe 48 vjeç. Në shenjë zie dhe solidariteti, qeveria urdhëroi që dita e sotme në Koçan të shpallet ditë pushimi për punonjësit e institucioneve shtetërore, pushtetit lokal dhe kompanive private. Dhimbja dhe trishtimi kanë pllakosur qytetin, duke mos kursyer askënd, familjarët e viktimave, të afërmit, qytetarët dhe madje edhe gazetarët që raportojnë për këtë ngjarje tragjike.
TARAVARI: GJENDJA E TËLËNDUARVE ËSHTË STABILE
Aksionet e tilla bëhen me qëllim të luftimit të veprimtarive të palejuara kriminale që kryhen në objektet hotelierike në territorin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim parësor luftimin e tregtisë së palejuar me drogë, ndërmjetësimin e ushtrimit të prostitucionit, pastrimin e parave, veprave korruptive penale nga ana e personave zyrtarë të punësuar në institucione shtetërore të ndërlidhura me punën e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hotelierike dhe veprimtari të tjera të paligjshme.
Gjendja e të hospitalizuarëve brenda dhe jashtë shtetit është stabile informojnë autoritetet shëndetësore. Deri në këto momente në trajtim spitalor në vend ndodhen 72 pacientë, prej të cilave 61 nëpër spitalet e shtetit, 11 në klinikat private, ndërsa 101 në trajtim spitalor jashtë shtetit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se ata janë nën monitorim 24 orësh. Gjendja e tyre është duke u përmirësuar dhe përveç kësaj, janë lëshuar edhe 3 pacientët e para në kurim shtëpiak, ndërsa për nesër planifikohen të lëshohen edhe 3 të tjerë.
“Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, pra janë jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht 72 pacientë shërohen këtu në RMV, ndërsa 101 jashtë shtetit. Prej pacientëve të shtruar, 3 janë lëshuar të shërohen në shtëpi. Ditët në vijim do t’ju informojmë për pacientët që gradualisht do të lëshohen në shtëpi. Në bazë të informacioneve që marrim, të gjithë pacientët jashtë vendit, janë jashtë rrezikut për jetë. Nëse ditën e diell kishin 20 pacientë kritik, sot mund të them se janë vetëm 10 pacientë pak në gjendje më të rëndë, por në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë tani për tani”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai njoftoi se ka pranuar edhe 10 oferta të reja për transferimin e pacientëve jashtë vendit, nëse paraqitet një nevojë e tillë.
Në mesin e atyre të cilët 24 orëve të fundit kaluan mirë, të qetë dhe pa pasur komplikime janë 34 pacientët e shtruar në spitalin shtetëror “Nëna Tereza”, 11 në Spitalin e Qytetit dhe 15 të tjerët në spitalin “11 Shtatori në Shkup. Mjekët janë të kënaqur nga rezultati i arritur deri në këto momente. Ata vazhdojnë të punojnë për ti shëruar tërësisht plagët e marra nga djegiet që i morën gjatë shpërthimit të zjarrit katastrofal që përfshiu diskotekën e imporvizuar Puls në Koçan. “Gjendja shëndetësore e të gjithë 11 pacientëve të shtruar tek ne është stabile. Ata kaluan mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e se enjtes të qetë, pa pasur komplikime. Sipas protokollit të parashikuar ne tani vazhdojmë me përpunimin dhe trajtimin e plagëve të marra nga djegiet dhe shpresojmë se kështu do të vazhdojë të paraqitet gjendja e tyre shëndetësore”, theksoi Nebojsha Nastov, drejtor i spitalit “Shën Naumi i Ohrit”.
MPB KA ARRESTUAR DY PERSONA QË KANË NDEZUR FISHEKZJARRE
Policia ka arrestuar dy persona të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme kanë ndezur fishekzjarrë. Siç njoftojnë nga MPB, dy personat kanë ndezur fishekzjarrë në afërsi të parkut të qytetit, ndërsa kanë qenë duke festuar ditëlindje në një objekt gastronomie. Me këtë, ata janë arrestuar me arsyetimin se nuk kanë respektuar zinë shtetërore. “Është vërtetuar se në një objekt gastronomie në parkun e qytetit ishte organizuar festimi i ditëlindjes, me ç’rast M.F. (18) dhe М.F. (18), të dy nga Shkupi kishin ndezur fishekzjarrë. Ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacionin policor lidhur me nenin 387 të KP-së, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia ka mbyllur dy objekte hotelierike pas kontrolleve në 16 objekte hotelierike në Tetovë dhe Gostivar. Siç njoftojnë nga MPB aksioni është kryer nga ana e MPB-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Financiare, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Janë kryer kontrolle në 16 objekte hotelierike, prej të cilave 10 në Tetovë dhe 6 në Gostivar, te të cilat janë konstatuar një sërë parregullsish dhe nga ISHT dhe DMSH do t’u përgatiten parashtresa përkatëse, kurse nga ISHT u mbyllën dy objekte hotelierike në Tetovë”, bëjnë të ditur nga MPB.
TË VDEKURIT TË MOSHËS PREJ 16 DERI 48 VJET
Në zjarrin në diskotekën në Koçan humbën jetën 59 persona të moshës prej 16 deri 48 vjet. Numri më i madh i të vdekurve janë të moshës 24 dhe 26 vjet. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, gjashtë persona janë të moshës prej 21 vjet, ndërsa të moshës prej 18 dhe 36 vjet kanë vdekur nga katër persona. Në moshën 16-vjeçare të vdekur janë tre, po aq edhe në moshën 17-vjeçare dhe në 25 vjet. Nga dy të vdekur ka në 20, 23, 27, 31, 38 dhe 44 vjet. Nga një të vdekur ka në moshën prej 19, 29, 32,33, 43, 47 dhe 48 vjet. Të vdekurit në zjarrin në Koçan sot do të varrosen në varrezat në Koçan, Shtip, Obleshevë dhe Shkup. Fatkeqësia tragjike ndodhi të dielën në mëngjes në diskotekën “Puls” ku muzikë bënte grupi “DNK”. Në fatkeqësi jetën e humbën edhe shumë anëtarë të këtij grupi.









