LajmeMaqedoniTopLajm

Lajm i keq për haxhinjte e Maqedonisë, BFI edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi

Marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi.

Gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga sëmundja fatkeqe Kovid-19 bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi që t’i hap kufijtë dhe ta mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve. Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligomi fetar.
Allahu ju bekoftë me të mirat e Tij!
Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Related Articles

Back to top button
Close
Close