KulturëLajme

‘La Repubblica’ vlerëson Gjirokastrën: Gëzoi bum-in turistik vetëm për një sezon, më pas pandemia (fotot)

Në një artikull të së përditshmes së njohur italiane jepej një vlerësim dashamirës i qytetit të gurtë në jug të vendit tonë, ku thuhej se një vrull i papritur turizmi prej vitit 2019 në Gjirokastër, u ndërpre nga shpërthimi i pandemisë botërore.

Në disa nga përshkrimet e komentet thuhej: “Vendi i Trashëgimisë Botërore të Unesco që prej vitit 2005, Gjirokastra ka një qendër historike në stil Otoman, me karakteristika unike. Shtëpitë e kthyera në bujtina kanë parë një katërfishim të të ftuarve nga viti 2015 deri në 2019. Qyteti i gurtë sapo nisi të provonte avantazhet e turizmit para degjenerimit të mëtejshëm, por pandemia solli gjithçka në vitin zero. Gjirokastra në 2019 u vizitua nga  120 mijë turistë që vinin nga e gjithe bota për të zbuluar arkitekturën dhe kulinarinë unike.”

“Së bashku me Beratin si vende të trashëgimisë së Unesco, ato janë shembuj të arkitekturës tipike otomane. Një rinovim i ndërtesave 200-300 vjeçare me fasada druri kishte nisur, të cilat janë kthyer tashmë në bujtina me një total prej 700 shtretër, që mezi plotësonin kërkesën, vitin që shkoi”.

“Pandemia ndërpreu gjithçka brutalisht”, thotë për Associated Press, Hysen Kodra, i cili kishte konvertuar shtëpinë e tij në bujtinë. “Deri në 2019 po shkonte mirë, turistët shtoheshin nga një ditë në tjetrën. Ndërsa në 2020, 100 përqind anullime”.

Mes atraksioneve përmenden kalaja e Gjirokastrës e shekullit të 17-të, ku turistët shkonin për të provuar “qofte pasha” apo “oshafët”, fiqtë e thatë me qumësht deleje. Lokaliteti propozon dhe  muzeun etnografik, shtëpinë e ish-diktatorit komunist ose muzeun e rinovuar të Kadare.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close