BotaLajmeTopLajm

Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Disa qytete në Gjermani kanë pezulluar përdorimin e vaksinës anti-Covid, AstraZeneca, pas disa vdekjeve të shkaktuara nga mpiksjet e gjakut.

Deutsche Welle raporton se autoritetet shëndetësore gjermane kanë regjistruar 31 raste të personave të vaksinuar me AstraZeneca të cilët kanë humbur jetën nga mpiksja e gjakut në tru.

Autoritetet në Berlin dhe Mynih kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca tek personat nën 60 vjeç.

Ministri gjerman i Shëndetësisë do të zhvillojë një takim me kryetarët e landeve për të diskutuar lidhur me përdorimin e kësaj vaksine dhe si do të veprohet. Teza që po diskutohet më së shumti është që kjo vaksinë të aplikohet tek personat mbi 60 vjeç.

Pas shfaqjes së efekteve anësore që shkaktojnë mpiksje të gjaku në kokë, spitalet shtetërore të Berlinit kanë ndaluar vaksinimin me AstraZeneca të burrave dhe grave nën moshën 60-vjeçare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close