LajmeRajon

Fatmir Rexhepi: E çmoj vendimin e LDK-së, Osmani ndër më të përgatiturat për Presidente

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fatmir Rexhepi, e ka përshëndetur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të qëndruar në sallën e Kuvendit kur bëhet votimi për ta bërë presidente Vjosa Osmanin.

Në një lidhje direkte në Info Magazine, ai ka thënë se ky vendim i LDK-së është i arsyeshëm dhe në interes të vendit.

Sipas tij, Vjosa Osmani është shumë e përgatitur për rolin e presidentes.

“Osmani është një ndër më të përgatiturat prej formatit politik të sotshëm. Është një e mirë që ajo të votohet dhe besoj se ajo me potencialin e vet do t’i përmbahet frymës kushtetuese”.

“Nuk kam asnjë dilemë që ajo nuk do ta kryejë punën e saj në mënyrë të shkëlqyeshme”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close