LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvendi sot duhet të diskutojë për zgjedhjen e Naser Zyberit për avokat të popullit

Kuvendit sot duhet ta fillojë seancën e 32-të në të cilën në rend dite është edhe propozim vendimi për zgjedhje të avokatit të popullit. Për avokat të popullit është propozuar Naser Zyberi. Nuk është e sigurt nëse Kuvendi sot do të ketë kuorum për punë, duke pasur parasysh se partitë në pushtet nuk kanë shumicë për momentin për shkak të mungesës së deputetëve për shkak të Covid – 19, përkatësisht izolimit.

Me propozim të BDI-së, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me 7 vota “për” e konfirmoi propozimin që Naser Ziberi të jetë kandidat për Avokat të Popullit.

Deputetja e BDI-së, Teuta Bilali Zendeli, propozoi që Ziberi të jetë kandidat, ndërkaq për këtë reagoi grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.

Surija Rashidi nga ASH-ja kërkoi që të ndalohet procedura për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe të diskutohet për kandidat, i cili do të propozohej nga partitë e opozitës shqiptare. Nga Alternativa thonë se BDI-ja ia ka premtuar këtë post Ziberit.

Ndryshe, Naser Ziberi, së fundi u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close