BotaLajme

Grupi i dytë i vaksinave COVID-19 arrin në Turqi

Në Aeroportin e Stambollit ka arritur sot aeroplani me 6.5 milionë doza vaksine për Covidin-19. Vaksinat e porositura “Sinovac BioeNtech Ltd”. i Kinës arritën në orët e para të mëngjesit, në Stamboll.

Vaksinimet masive filluan në Turqi, më 14 janar pasi sasia e parë prej 3 milionë dozash të vaksinës “Sinovac” arriti, më 30 dhjetor.

Mbi 1.23 milionë njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe të moshuar janë vaksinuar deri tani, në Turqi.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishin ndër të parët që u vaksinuan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close