LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvendi nga sot rifillon me punë, do të vërtetohet lista e kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së

Pas festave të fundvitit, Kuvendi sot edhe zyrtarisht do të fillojë me aktivitete, edhe pse javën e kaluar vetëm se u mbajt një seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, informon Zhurnal.

Kryetari i Kuvendit sot do të mbajë seancë koordinuese me nënkryetarët dhe të parët e grupeve të deputetëve ku duhet të konfirmohen aktivitetet e kësaj jave.

Sipas informatave të Kuvendit, gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ku do të vërtetohen listat e kandidatëve të paraqitur për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku më pas sipas ligjit, dorëzohet tek partitë që duhet të prononcohen cilët parti i mbështesin për anëtarë të KSHZ-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close