LajmeRajon

Kuvendi hapet me debate, kërkesa e deputetëve të Berishës “nxehu” situatën (VIDEO)

Ka nisur me debate seanca e parë plenare për vitin 2022 në Kuvendin  e Shqipërisë, ku pritet që të marrë pjesë edhe presidenti turk, Erdogan.

Deputetët të cilët kanë dalë hapur si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që ndryshimet e bëra nga kreu i të PD-së Lulzim Basha të mos njihen.

Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka janë shprehur se seanca e sotme ka nisur me dokumente që nuk janë reale dhe që sipas tyre “janë nul” dhe pa asnjë vlerë.

“Po fillojmë keq, me dokumente qe nuk janë reale, që janë nul. Jeni në dijeni të ndryshimeve që janë bërë. Mos paraqisni dokumente që nuk i përshtaten realitetit. Mos u bëni bashkëpunëtore. Këto janë ndryshime antikushtetuese që shkelin të drejtat dhe rregulloren e këtij vendi. Deformime të thella të realitetit dhe të qëllimshme. T’i quajmë nul. I kanë sjellë njerëz po s’kanë asnjë vlerë,” tha ndër të tjera Sheu./albeu.com/

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close