LajmeMaqedoniTopLajm

Kushtetuesja shfuqizon apanazhin

Funksionarët që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nuk do të mund të marrin apanazh. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot nenin 22 të Ligjit për pagat dhe kompensimin e personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Këtë për “Telma e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska e cila theksoi se funksionarët e emëruar apo të zgjedhur në pozita udhëheqëse që kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar nuk do të marrin apanazh. Ajo theksoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është marrë për faktin se ky nen nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe se dorëheqja e apo shkarkimi nga një funksion vjen për ndonjë lloj të përgjegjësisë në lidhje me besueshmërinë e kryerjes së funksionit. Ajo shtoi se sipas Gjykatës Kushtetuese dorëheqja apo shkarkim dhe kompensimi në para (apanazh) janë dy gjëra që nuk përputhen dhe për këtë arsye ka është bërë shfuqizimi i këtij neni.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close