LajmeMaqedoniTopLajm

Kush janë deputet e BDI-së për të cilët flet Mickovski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski gjatë ditë së djeshme në një pronocim për media kërkoi zgjedhje të parakohshme madje edhe duke premtuar një mocion të ri për qeverinë Kovaçevski, shkruan Top24. Mickovski gjatë konferencës theksoi se ka marrë sinjale të forta edhe nga deputet të shumicës duke specifikuar edhe për deputet të BDI-së.

Por kush mund të jenë deputetët e BDI-së për të cilët flet Mickovski?!

Bashkimi Demokratik për Integrim është themeluar në vitin 2002 si subjekt i dalë nga lufta dhe u shëndrua në një subjekt që për 20 vite fitoi çdo cikël zgjedhorë. Deputetët pothuajse në të gjitha subjekete politike në vend kanë lëvizur nga subjekti amë në subjekte tjera, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në BDI.

Së fundmi BDI nuk gjenë qetësi nga ata që ndër vite në emër të BDI-së dhe Ahmetit ishin gjithmonë të parët dhe vendimarrës, por tani “si grup i zjarrit” po tentojnë me çdo kusht të rëzojnë nga qeveria partinë nënë që i riti vetëm e vetëm për të ecur agjendën e VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të saj Hristjan Mickovski.

Nëse Mickovski i var shpresat për rëzimin e qeverisë Kovaçevski-Ahmeti-Gashi në supet e grupit të zjarrit dhe Levicës, gjë që mundet dhe të ndodhë atëherë një gjë është e sigurtë që kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski do të ketë fatin e liderëve të tjerë maqedonas si ai i Cervenkovskit, Buçkovksit, Gruevskit dhe Zaevit.

Rëzimi i qeverisë nga ana e VMRO-së me ndihmën e grupit të zjarrit asgjë më shumë nuk do të ketë por do të ia zgjsë jetë TOP”$n politike këtij subjekti edhe për 10 vite, kështu së fundmi deklaroi edhe ish oponenti i Ahmetit, Menduh Thaçi.

Deri në 2023, mirëmbetshi…

(Shkrimi është vlersim autorial i redaksisë dhe nuk përfaqëson qëndrim politik dhe si i tillë nuk përmbledh bindje politike të stafit) TOP24

 

Deklarata e Mickovskit nga munuta e 15:00

Related Articles

Back to top button
Close
Close