LajmeRajon

Serbët heqin barrikadat në veri të Kosovës

Ky është kamioni i fundit që u largua nga barrikada duke liruar kështu magjistralet kryesore në veri të Kosovës. 10 minuta para mesditës janë hequr edhe barrikadat e fundit në rrugën magjistrale që të shpie për në pikën kufitare në Bërnjak.

Maunet nuk u lejuan menjëherë që të qarkullojnë për në këtë pikë kufitare. Policia kishte vënë postblloqe përgjatë rrugës pas situatës së krijuar në veri të vendit. E lirë në mesditë ishte edhe rruga për në pikën kufitare në Jarinjë.

Të dy pika kufitare janë vënë në funksion rreth orën 14:00. Heqja e barrikadave i jep fund krizës tri javëshe në veri të Kosovës.

Barrikadat në rrugët e veriut të Kosovës ishin vendosur më 10 dhjetor pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiç e të cilat serbët vendosën t’i heqin ato pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga paraburgimit me arrest shtëpiak.

Opozita ka kritikuar pushtetin për marrëveshje të fshehtë me Serbinë për zëvendësimin e masës së paraburgimit në këmbim të heqjes së barrikadave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close