LajmeMaqedoniTopLajm

Kush është kandidati i LSDM-së në Tetovë, Kasami apo Arifi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut njëherësh kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij do të garoj në rrethin e dytë në Tetovë me një kandidat të ASH-së.

Ndryshe Zaev duket që po josh tre kandidatët shqiptarë, Bilall Kasamin, Teuta Arifin dhe Sadi Bexhetin. Siç dihet tani më Bilall Kasami është pjesë e koalicionit me LSDM-në në moton “Mundemi më Shumë” ku Lëvizja Besa në këtë qeveri me LSDM-në ka Ministrin e Bujqësisë, Arjanit Hoxha dhe dy zëvendësministra atë të kulturës dhe të arsimit. Kur Zaev flet për kandidat të LSDM-së apo aludon në Bilall Kasamin kur veç para një dite mediat njoftuan se Lëvizja Besa i ka kërkuar ta mbështes Kasamin në Tetovë ose krizë qeveritare.

Nga ana tjetër nga sms porositë që Menduh Thaçi publikoi në media kur Zoran Zaev si shkruante se kishte raporte shumë të mira me ish kryetarin e Tetovës, Sadi Bexhetin i cili ka lidhje të afërta familjare me anëtarin më të vjetër shqiptarë të LSDM-së në Tetovë, Faruk Omerin.

Aktualisht hiç më pak as më shumë në raportet me LSDM-në nuk qëndron keq as kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi e cila në zgjedhjet e kaluara u përfol që mund të jetë kandidate e LSDM-së kur vet kryeministri Zoran Zaev ishte në Tetovë dhe kërkoi të mbështet Teuta Arifi.

Apo po e sakrifikon Zaev, Teuta Arifin dhe Sadi Bexhetin për ti marë Lëvizjes Besa ministrinë e Bujqësisë dhe një mandat plus për partinë e tij pasi që të tërhiqet Kasami ku në radhë në listë është kandidati maqedonas i LSDM-së.

Për të gjitha këto kalkulime mbetet të shihet në Tetor.

Koment redaksia

TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close