LajmeMaqedoniOpinion

Kush e rrëzon nga froni Carin e Strugës?

Shkruan; Nedai Saoli

Sot, një foto e veturës së djalit të Ramiz Merkos, u bë senzacion në rrjetet sociale ku BMW e tij ishte objekt i diskutimit që ka plasur gjithandej.
Opinionet janë të ndara lidhur me atë se a ka bërë mirë djalka që ka marrë makinën e shtrenjtë sepse i bën karshillëk ‘fukarenjëve’ të Strugës dhe mbarë ‘drzhavës Severna’?

Një gjë është e sigurt se atë BMW të shtrenjtë nuk do kishte shans për ta marrë djali i Ramos së Toskërisë, pa mbështtjen e babait si ‘qengj që pinë në dy nëna’ (SDSM -WMRO), ku pa mbështetjen e tyre nuk do ishte në krye të komunës së Strugës por thjesht do shiste plehëra artificiale për bujqit.

Prandaj, mos u çudisni me fodullëkun e djalit të Ramos sonë që shet pordhë duke bërë paradë para ‘varfanjakëve’ struganë, sepse ai mban në duar dy flamuj dhe e ka mirë me të dya palët, si me ‘branitellët’ SDSM-së ashtu edhe me komitët e VMRO-së dhe nuk ka ‘bir nëne’ që e rrëzon nga froni Carin e Strugës!

Related Articles

Back to top button
Close
Close