LajmeMaqedoni

Të shtëna me armë automatike në Tetovë, plumbat godasin shtëpinë dhe veturën e një 48-vjeçari

Sot në mëngjes në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 04:20, një person mashkull nga një moped me të cilin po lëvizte ka qëlluar disa plumba nga një armë automatike drejt shtëpisë familjare të Sh.B. (48 vjeç), pas së cilës është larguar nga vendi.

-Gjatë ekzaminimit janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë, pavionin në oborr, si dhe në një automjet pasagjerësh “BMW” të parkuar. Nga vendi janë ngritur gjashtë projektilë për ekspertizë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Po merren masa për sqarimin e rastit dhe për gjetjen e autorit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close