LajmeRajon

Kurti si totalitar, publikon emrat e kandidatëve për deputetë duke mos respektuar vendimet e gjykatës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, teksa ka theksuar se ai mbetet bartës i listës.

Gjithashtu, kreu i LVV-së, ka dhënë edhe disa detaje rreth kandidatëve për deputetë, transmeton Telegrafi.

Kurti ka pohuar se lista e tij do të jetë fituese, dhe ka numrin 127.

Më poshtë lista e publikuar nga kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti:

1. Albin Kurti – bartës liste.

2. Vjosa Osmani – ligjëruese në fushën e drejtësisë, ushtruese e detyrës së Presidentes dhe Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës.

3. Glauk Konjufca – aktivist i Lëvizjes, studiues i filozofisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme e Diasporë, deputet i Republikës.

4. Vasfije Krasniqi – aktiviste dhe zëri i drejtësisë së munguar të të gjitha viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

5. Avni Dehari – veprimtar i kamotshme i çështjes kombëtare, ish i përndjekur politik, shkrimtar, publicist.

6. Albulena Haxhiu – aktivistja e pandalshme e Lëvizjes tonë, juriste, e ish-Ministre e Drejtësisë.

7. Arben Vitia – aktivist i Lëvizjes, mjek i përgjithshëm, Kryetar i Qendrës tonë në Prishtinë, e ish-Ministër i Shëndetësisë.

8. Donika Gërvalla – veprimtare e shquar në mërgatë, Kosovë e Shqipëri. Vajza e heroit Jusuf Gërvallës.

“Këshili i Përgjithshëm i LVV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, është nder dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë.”, thotë Kurti në video-prezentimin e kandidatëve.

Kujtojmë se ditë më parë PZAP-ja nuk e ka certifikuar Kurtin, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës, si shkalla e fundit e ankesave të partive politike për këto zgjedhje, e vërtetoi se çdo kush që është i dënuar në tri vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurojë në këto zgjedhje.

Top Channel/ TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close