LajmeRajon

“Kurti po manipulon”, Rafuna përgjigjet ndaj deklaratës së kryeministrit se vetëm 1% e bizneseve po protestojnë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se është i kënaqur si po zhvillohet protesta kundër daljes së bizneseve  në treg të lirë  të energjisë.

Ai shtoi se nuk janë kundër këtij vendimi, por kërkojnë shtyrjen e tij dhe një fazë tranzicioni.

“Le të përgatitet tregu dhe bizneset për më dalë “,  shtoi ai.

Rafuna shtoi se ishin të detyruar për protestë dhe tha se shpreson në reflektimin e insitucioneve, derisa këmbënguli se nuk do të tërhiqen deri në reflektim.

Ai komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë  Kurtit  i cili ka thënë sot se ka kaluar koha e barrikadave.

“Nëse ka kaluar koha e barrikadave atëherë ofroje zgjidhjen “, shtoi ai.

Derisa u përgjigj edhe ndaj deklaratës tjetër të Kurtit i cili tha se  vetëm  1% e tyre po del në protestë.

“Kurti po manipulon”, tha Rafuna. /21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close