LajmeRajonTopLajm

KURTI PËR TAKIMIN NË UASHINGTON: DELEGACIONI KOSOVAR SHKOI TRI DITË MË HERËT – TURIZËM QEVERITAR ME PARA TË POPULLIT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur turizëm qeveritar vizitën e delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Uashington për takimin me Serbinë, njofton Insajderi.

Derisa ka kritikuar delegacionin kosovar që po qëndron në SHBA, Kurti ka thënë se ky ekip është pa legjitimitet dhe i papërgatitur, duke theksuar se negociatat e vërteta janë duke u zhvilluar mes SHBA-së dhe Serbisë, por pa Kosovën.

“U tha që marrëveshja do të jetë vetëm ekonomike, mirëpo nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike me Serbinë e cila nuk është edhe politike. Që nga statusi i palëve që nënshkruan marrëveshjen te përmbajtja e marrëveshjeve, e deri tek efektet e saj, karakteri politik është i pashmangshëm. Fundja këto negociata që janë paralajmëruar do të mbahen në prezencë të këshilltarit për siguri, e jo në prezencë të anëtarëve të këshillit për ekonomi për shembull. Për këto negociata të paralajmëruara nuk ka fare transparencë. Nuk dihen agjenda e formati, nuk dihen përmbajtja e qëllimi”, ka deklaruar Kurti.

Ndër tjera, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se gjatë kësaj kohe Kuvendi i Kosovës është në pushim ngjason me gushtin e vitit 2015 kur u nënshkruan demarkacioni me Malin e Zi, e ‘Zajednica’ me Serbinë.

“Delegacioni nga Kosova nuk ka platformë të diskutuar, e të aprovuar në Kuvendin e Republikës. Këta të delegacionit eventualisht nuk ke as se si t’i quajmë tradhtar në të ardhmen. Zotëri Hoti, përkatësisht kryeministri ‘Koti’ mund t’i tradhtojë vetëm ata 25 mijë votues të tij. Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikanë e gazetarë duke i shpallur ndërmjetësit dashuri të njëanshme dhe besim absolut, ja uli vetës pozicionin para fillimit të bisedimeve me Serbinë. Emisari Grenell tash konsideron që palën kosovare e ka, ndërkaq duhet t’ia shuajë pakënaqësinë, ankesat, e kërkesat veçse palës serbe. Është shumë i dëmshëm deklarimi siç u tha: “Jemi të hapur që të shtrohet para nesh secila temë”. Vetë dëgjimi i secilës temë, qoftë edhe nëse përfundon aty për aty në refuzim, megjithatë shënohet historikisht si fillim i një procesi”, u shpreh ai.

“Delegacioni kosovar shkoi tri ditë më herët para fillimit të bisedimeve në Uashington. Shtrohet pyetja përse? Ky është turizëm qeveritar me para të shtetit dhe të popullit. Delegacioni nga Kosova është enorm për nga numri i pjesëmarrësve, dhe shumëfish më i madh se sa ai nga Serbia. Ky delegacion nuk ka përvojë me negociata ndërkombëtare por vetëm për ato me poste qeveritare”, ka deklaruar ai.

Në dialogun e paraparë në Bruksel më 7 shtator, Kurti tha se përveç një kryeministri të paligjshëm, atje do të mund të jetë edhe një negociator teknik që nuk ka garuar fare në zgjedhjet e fundit për deputet. /Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close