LajmeRajonTopLajm

Kurti kujton familjen Jashari: Ata dhanë gjithçka sepse lirinë e deshën për të gjithë ne

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar vitet e luftës në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se forcat serbe 29 vjet më parë sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz, derisa shton se këta të fundit u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij, shkruan Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Fillimi i luftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po luftonin për liri që nga viti 1991. Saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij.

Që nga ajo ditë ata jetuan dhe luftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja.
ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close