LajmeRajon

Kurti fton partitë për bisedime, Gjini dhe Hamza refuzojnë takimin

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ua dërgoi ftesat partive politike për takime për të diskutuar për krijimin e institucioneve të reja.

Kjo ftesë bëhet pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e caktuar të mbahet më 6 gusht.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar ftesën për takim nga Albin Kurti, duke theksuar se partia e tij nuk ka interes të bëhet pjesë e qeverisë. Ai tha se Aleanca mund të ndihmojë në themelimin e institucioneve vetëm nëse pranohen gjashtë kërkesat e saj, ndaj nuk sheh arsye për takim në këtë fazë.

Edhe PDK ka refuzuar ftesën për takim nga Albin Kurti, duke konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Respektivisht se kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza nuk do të marrë pjesë në takim.

Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevojë për marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike dhe institucionale.

Vetëvendosje i mori 53 mandate dhe duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe atëherë ai pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re.

Por, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm

Related Articles

Back to top button
Close
Close