
Takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunjog, nuk ka dhënë asnjë arsyetim se përse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat përkundër që Komisioni Evropian ka vendosur tash e tre vjet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Pas kritikave të kryeministrit Kurti dhe kryekuvendarit, Konjufca për mosliberalizim, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për MSA-në, Kosovë – BE, Sunjog ka folur shkurt për këtë çështje./21Media