LajmeRajonTopLajm

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky është takimi i dytë mes dy liderëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që synohet njohja reciproke mes dy vendeve.

Mediat vendase bëjnë me dije se takimi në Bruksel do të jetë me ndërmjetësimin e BE, ku i pranishëm në bisedime pritet që të jetë dhe i dërguari special i unionit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i parë mes dy liderëve është zhvilluar pak javë më parë dhe nuk pati asnjë rezultat. Sipas palëve ana pozitive e takimit të parë ishte vetëm ulja sërish në tryezë.

Lidhur me bisedimet në Bruksel, Albin Kurti është kritikuar nga kundërshtarët të cilët kanë kërkuar më shumë transparencë se çfarë është biseduar./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close