
Ditën e djeshme ka nisur një protestë virtuale nga ana e partisë më të madhe opozitare Aleanca për Shqiptarët, KU JANË LIBRAT?! e cila ka të bejë me mungesën e librave shkollorë.Nga ASH kanë berë thirje që të gjitha palët e prekura dhe qytetarë ti bashkangjiten kësaj kauze që mga ASh e quajnë si krim ndaj fëmijëve.
Ajo që bie në sy është një mbeshtetje nga një profesor me renome në një shkollë profesionale i cili shperfaq probleme edhe më të medha të arsimit e jo vetem mungesen e librave ketë vit.
Më poshte ju sjellim komentin e plotë të profesor Ekrem Miftarit:
“Jo 39 ditë por por ~800 ditë apo 4 vite me radhë nxënësit e Shkollave të Mesme Profesionale nuk pajisen apo furnizohem me libra për lëndët profesionale në të gjitha drejtimet në realitet profilet arsimore (po ceki vetëm disa drejtime: Ndërtimtari gjeodezi me mbi 4 profile dhe mbi 35 lëndë mësimore profesionale), Elektroteknikë mbi 50 lëndë mësimore profesionale, Makineri mbi 50 lëndë mësimore profesionale,Shërbime profesionale mbi 35 lëndë mësimore profesionale etj etj. Me një fjalë shteti nuk ka kapacitet që të pregadit tekste shkollore falas. Teksti nuk ka kapacitet teansport falas, shteti nuk ka kapacitet shkollim të mesëm obligativ. Zgjidhja e vee të.ndryshon ligjin për arsim të mesëm që këto të hiqen dhe të meret sistemi Sloven për arsim të mesëm jo obligativ dhe këto para të dedikohen për Pajisje,Makina, vegla apo mjete didaktike që mësimi të zhvillohet nëpër kabinete me të gjitha standardet që kërkohen dhe të pregaditim rinin për tregun e punës. Nuk është shkollimi i mesëm për çdo kënd. Më mirë librat të kthehen në librari dhe çdo autor le të motivohet të nxjerë tekstet e veta për të cilët edhe do shpërblehet. Përkrah protestën. Të protestojm sa nuk është vonë. Ka edhe shumë probleme në arsimin fillor,të mesëm dhe të lartë. Ku i kemi fakultetet Teknike si që janë: Fakultete e drejtimit të elektroteknikës,Makineris,Telekomunikacionit etj etj.”



