LajmeMaqedoni

KSL: I pranueshëm modeli për pensionim të parakohshëm, kufiri i moshës së pensionimit prej 3 deri 5 vjet

Për Konfederatën e Sindikatave të Lira (KSL) është i pranueshëm modeli për pensionim të parakohshëm, por propozon kufiri i moshës së pensionimit të jetë minimum tre deri në pesë vjet gjegjësisht prej 59 deri 61 vjet për burra dhe nga 57 deri 59 vjet për gratë.

“Nëse punëtorët dalin në pension të parakohshëm, përqindja do të ulet për shkak të viteve të pensionit të parakohshëm, sipas përqindjes së viteve të stazhit, sapo të arrijnë kufirin e moshës, pensionistët do të marrin pensionin e tyre të plotë, ashtu si të kishin arritur kufirin e moshës 64 vjeç , gjegjësisht 62 vjet”, propozojnë nga KSL.

Sindikata po kërkon gjithashtu mënyrë për të dëmshpërblyer ata punëtorë që kanë humbur punën për çfarëdo arsye, sepse, siç thekson KSL, këta janë njerëz që nuk kanë flukse hyrëse financiare dhe nuk mund të paguajnë shpenzimet personale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close