LajmeMaqedoniTopLajm

KSI do ta shqyrtojë mundësinë për ndalimin e dasmave në ambiente të mbyllura

Pas rritjes së butë të numrit të infektuarve të rinjë në Maqedoni dhe klasteret e konfirmuara nga dasmat dhe festat familjare, sot ka gjasa që edhe anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive të sjellin vendim që të ndalohen dasmat në ambient të mbyllur, informon Zhurnal.

Autoritetet shëndetësore thonë se vera është e qetë dhe nuk ka nevojë për masa restriktive, por përsëri do të shqyrtohet mundësia për kontrolle të përforcuara në kufinj, për sjelljen e masës për hyrje në vend vetëm me PCR test apo vërtetim për vaksinim.

Ekspertët në Maqedoni pohojnë se numri i të infektuarve të rinjë mund të rritet edhe më tej, e kështu propozojnë që të kthehen disa nga masat restriktive./Zhurnal.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close