LajmeSport

Vinicius i kundërpërgjigjet Tites, Reali i Madridit fiton dhe merr kreun

Reali i Madridit rikthehet te fitorja në La Liga nën shenjën e sulmuesit brazilian Vinicius Junior. Ky i fundit i dha një kundërpërgjigje trajnerit të Brazilit Tite që e la jashtë grumbullimit të muajit nëntor për sfidat ndaj Kolumbisë dhe Argjentinës, duke shënuar dy herë në transfertën ndaj Elches, sfidë të cilën Reali e fitoi me shifrat 1-2. Një sukses ky që i ngjiti madrilenët përkohësisht në krye të renditjes me 24 pikë. Në sfidën që hapi javën e 12-të të La Ligas, Los Blancos zhbllokuan shifrat në minutën e 22-të me Vinicius i cili dyfishoi shifrat në 73-ën duke gjetur golin e 7-të sezonal. Elche që luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 63-të, shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 86-të me Milla, por vetëm kaq me Realin që për momentin e sheh veten në krye me 24 pikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close