MaqedoniTopLajm

KSHZ: Arben Taravari 18.685 vota, Nevzat Bejta 12.982 vota

KSHZ i ka publikuar rezultatet zgjedhore, sipas të cilave në rrethin e dytë në zgjedhjet e shtata lokale, në Gostivar ka fituar me një diferencë prej 5.703 votash kandidati i ASH-AAA, Arben Taravari kundrejtë kandidatit të BDI-së, Nevzat Bejta. Taravari i cili mori mandatin e dytë si kryetar komune në Gostivar ka 18.685 vota apo 57.73 %, kurse Bejta 12.982 vota apo 40.11% të totalit të votave.

Në Gostivar të drejtë vote kishin 81.083 votues. Prej tyre, të drejtën e votës në rrethin e dytë e shfrytëzuan 32.365 qytetarë, që është 39.92 % nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën zgjedhore. Të pavlefshme ishin 698 fletëvotime, apo dyfish më pak se sa në raundin e parë kur kishte 1.368.

Dalja sipas përqindjes thuajse ishte e njejtë në të dyja raundet. Ndërkohë, Taravari ditë më parë shpalli edhe shumicën në Këshillin komunal të Gostivarit. Shumica e re ka 19 këshilltar. ASH-AAA ka 10 këshilltarë, VMRO-DPMNE katër, PDT 3 dhe BESA dhe FDR nga një këshilltar. Opozita BDI-LSDM kanë 12 këshilltar, konkretisht BDI do të ketë 9 këshilltar dhe LSDM 3.

Related Articles

Back to top button
Close
Close