MaqedoniTopLajm

Komuna e Vrapçishtit, KSHZ: Isen Shabani 5.119 vota, Nebi Rexhepi: 4.770 vota

Në Komunën e Vrapçishtit sipas rezultateve të shpallura nga KSHZ, balotazhin në zgjedhjet lokale e ka fituar Isen Shabani nga ASH-AAA. Shabani I cili fitoi mandatin e dytë për kryetar komune, ka mundur kundërkandidatin Nebi Rexhepi nga radhët e BDI-së me një diferencë prej 349 votash. Shabani ka marrë 5.119 vota apo 50.99%, kurse Rexhepi 4.770 vota ose 47.51 % të votave.

Në Vrapçisht të drejtë votre kishin 26.383 qytetarë, kurse atë në raudin e dytë e kanë shfrytëzuar 16.494 qytetarë nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën zgjedhortea,po rreth katër përqind më shumë se në raundin e parë. Të pavlefshme kishte 150 fletëvotime.

Shumicën në Këshillin komunal në Komunën e Vrapçishtit do ta kenë ASH-AAA, të cilët fituan 8 këshilltar. PDT e cila ka marrëveshje me Shabanin ka 3 këshilltar dhe BESA një këshilltar. BDI e cila do të jetë në opozitë ka 7 këshilltarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close