LajmeMaqedoniTopLajm

Me mbështetjen e NATO-s, QMK-ja fillon modernizimin e sistemit për menaxhimin e krizave

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, nënshkroi zyrtarisht kontratën për realizimin e projektit shumëvjeçar G10231 – “Sistem interoperabil për komandimin e incidenteve i menaxhuar nga inteligjenca artificiale për reagim ndërkufitar në situata krize dhe emergjence (NICS-2)”, i cili zbatohet në kuadër të programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri” (Science for Peace and Security – SPS).

Pas shumë vitesh, për herë të parë, në mënyrë serioze, me një vizion të qartë dhe me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, fillon procesi i ndërtimit të një sistemi bashkëkohor dhe të integruar për menaxhimin e krizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ky projekt paraqet një vlerësim të rëndësishëm për kapacitetet dhe përkushtimin e institucionit në fushën e menaxhimit të krizave, si dhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemeve kombëtare të koordinimit, paralajmërimit të hershëm dhe përballimit të fatkeqësive natyrore dhe situatave të jashtëzakonshme”, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Me zbatimin e NICS-2, sipas tij, do të forcohet interoperabiliteti ndërinstitucional, do të avancohen kapacitetet për marrjen e vendimeve në kohë reale dhe do të krijohen mekanizma më efikas për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

“Njëkohësisht, projekti paraqet një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përmes kësaj nisme do të mundësohet mbështetje së bashku me partnerët nga Ukraina, përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të krizave dhe situatave emergjente”, theksohet në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close