LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi një takim virtuel ke ambasadoren e SHBA-së Kate Byrnes

Sot, nëpërmjet platformës “Webex” bashkëbisedova me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e saj Kate Byrnes. Në takim biseduam për aktualitetin politik në vend dhe kontributin e Lëvizjes BESA në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Jemi të përkushtuar të japim kontributin tonë maksimal si pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare në legjislaturën dhe reformat e nevojshme.
Shpresojmë që në dhjetor të tejkalohen pengesat me Republikën e Bullgarisë dhe të nisim procesin e hapjes së kapitujve si parakusht për anëtarësimin në BE.

Komunikimi me përfaqësinë diplomatike të partnerëve tonë strategjik SHBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close