MaqedoniTopLajm

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, për vizitë urime te u.d. Myfti i BFI – Gostivar

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal z. Emir Durmishi kanë qendruar në vizitë urimi te u.d. Myfti i Myftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli

“Ata i mirëpriti u.d. Myftiu së bashku me operativën e Myftinisë në përbërje të H. Telat ef. Sadikut, H. Shedat ef. Fejzuli – sekretar i Muftinisë, H. Mallzim ef. Zendelit, H. Eljesa ef. Asani dhe Hfz. Jusuf ef. Xheladinit. Në takim prezent ishte edhe imami i xhamisë së fshatit Gradec, H. Zekirja ef. Bajrami. H. Sabahudin ef. Zendeli i falënderoi mysafirët për urimin, për bashkëpunimin e mirëfillte të deritanishëm që kanë pasur të dyja palët dhe uroi për vazhdimin dhe zhvillimin e të njëjtit”, thuhet në njoftimin e Myftinisë së BFI – Gostivar.

Në takim është biseduar edhe për shumë çështje me rëndësi për muslimanët. Në shenjë respekti, në fund të takimit, palët kanë shkëmbyer dhurata mes vete.

Related Articles

Back to top button
Close
Close