LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i Butelit i përgjigjet hoxhës Bedri Lika: Nëse ke dëshirë për politikë, të pres si kandidat në zgjedhjet e ardhshme

Pas kritikave të hoxhës Bedri Lika, i cili e akuzoi kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, për fotografi vetëm para kishës, duke anashkaluar se në Butel ka edhe banorë myslimanë, erdhi një reagim i drejtpërdrejtë nga kryetari. Kostovski, përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, i sugjeroi Likës që nëse ka ambicie politike, mund të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme si përfaqësues i BDI-së në Butel, nëse partia nuk shpërbëhet deri atëherë, njofton Top24

Kostovski gjithashtu e ftoi hoxhën që në vend të kritikave, të punojnë bashkë për projekte konkrete për banorët e Butelit, si furnizimi me ujë i fshatit Luboten apo ndërtimi i çerdhes në Butel 2, duke theksuar se qytetarët presin zgjidhje për probleme reale që prej më shumë se 30 vitesh.

Postimi i plotë i Darko Kostovskit në gjuhën shqipe:

Hoxha nga Butel 2 nuk gjeti forcë të urojë për fitoren. Mirë, ndoshta e goditi shumë humbja e madhe, ndaj do t’i propozoja diçka.

Ai gjithsesi ka dëshirë të bëhet politikan, ja pra, në zgjedhjet e ardhshme e pres si kandidat të BDI-së në Butel (nëse nuk shpërbëhet partia deri atëherë).

P.S. Nëse jo, të paktën të hapim bashkë projektin historik për Lubotenin – ujë për të gjithë. E presin prej 30 vitesh.
Mund të jetë edhe çerdhja në Butel 2.

Përshëndetje dhe shëndet të mirë.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Butelit
Darko Kostovski

Related Articles

Back to top button
Close
Close