LajmeRajon

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën euro-atlantike të saj, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve mike.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryetari Konjufca i shprehu kongresistit Torres falënderime të veçanta për angazhimin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Kosovës, në shtetndërtimin dhe rrugën e saj integruese euro-atlantike.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit theksoi rëndësinë e stabilitetit në Ballkan, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryetari Konjufca e njohu kongresistin amerikan edhe me punën dhe angazhimin e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të realizimit të agjendës legjislative dhe nxjerrjes së legjislacionit, që lehtëson jetën e qytetarëve dhe është në përputhje me aspiratat integruese të shtetit të Kosovës.

Kongresisti Torres, i cili njëherësh është edhe Bashkëkryesues i Grupit për Çështjen Shqiptare në Kongres, nga ana e tij tha se do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj integrues euro-atlantik edhe në të ardhmen. Ai konfirmoi gjithashtu mbështetjen e shtetit amerikan për Kosovën në sfidat që ajo ka para vetes, si dhe në angazhimet e saj për zhvillim të brendshëm dhe konsolidim të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close