LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeparlamentari Xhaferi për vizitë pune në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot do të udhëtojë për vizitë pune në Republikën e Shqipëirës, bëjnë të ditur nga Kuvendi, transmeton TV21. Nga atje shtojnë se kryeparlamentari Xhaferi do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Lezhës.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, sot do të udhëtojë në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Në suazat e vizitës, Kryetari do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, ndërsa në orët e pasdites parashikohet edhe udhëtimi i tij në Komunën e Lezhës ku është paraparë shpallja e Kryetarit Talat Xhaferi për qytetar nderi të Komunës Lezhë”, theksojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close