LajmeMaqedoniTopLajm

Holstein: Gjermania mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimorë

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein në intervistën për Deutsche Welle thekson se Berlini zyrtar nuk mbështet asnjë alternativë për anëtarësimin e plotë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe thekson se shumë shpejt pritet nisja e bisedimeve për anëtarësi,

Ajo shprehet e bindur më shumë se simbol fakti që ministrja e re gjermane për Evropë, Ana Lirman si mysafir të parë të huaj do ta presë zëvendëskryeministren për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Në intervistë ajo thekson se në marrëveshjen e koalicionin në Gjermani, qeveria e re e udhëheqhur nga Olaf Scholz ka udhëzime t qarta për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe udhëzime konkrete në raport me Maqedoninë e Veriut.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës. Në kuadër të kësaj, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim hapat e mëtejshëm të afrimit. Në hapin tjetër duhet të hapen kapitujt e parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, citoi ajo një pjesë të marrëveshjes së koalicionit”, tha Holstein.

Related Articles

Back to top button
Close
Close