LajmeSport

Kristjan Asllani tek Atalanta? Eksperti i merkatos zbulon të vërtetën e hidhur tek Interi

Interi dhe Atalanta nuk janë në negociata për Kristjan Asllanin. Ky ishte lajmi i rremë që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

E vërteta e hidhur është se Atalanta nuk interesohet për mesfushorin shqiptar, ndërsa edhe Fabricio Romano ka konfirmuar. Zikaltërit kërkojnë me ngulm një klub, që është i gatshëm të paguajë për kartonin e Asllanit.

Shuma e vendosur prej 10 milionë eurosh duket e lartë. Gjasat janë që Interi të heqë dorë nga ky pretendim.

Nëse nuk ka transferim përfundimtar, atëherë huazimi do të kthehet në opsion. Fakt është se Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kivu dhe vendimi i është komunikuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close