LajmeMaqedoni

Gjorgjievski: Parku i qytetit sërish po e kthen shkëlqimin e tij

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski publikoi video nga Parku i Qytetit me porosi se pas stuhisë që para disa ditëve e ka përfshirë kryeqytetin, Parku i Qytetit sërish do ta kthejë shkëlqimin e tij.

“Më shumë se 100 drunj janë rënuar, shtigje për këmbësorë janë bllokuar, ndërsa dëm i konsiderueshëm iu shkaktua edhe pajisjes urbane. Falë reagimit të shpejtë dhe punës së përkushtuar të ekipeve të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, pjesa e parë e parkut u pastrua. Janë mbjellur fidane të reja, është sanuar pajisja e dëmtuar urbane, ndërsa hapësira përsëri është e qasshme për vizitorët”, shkruan Gjorgjievski në Fejsbuk.

Kryetari i Qytetit të Shkupit thekson se paralelisht po punohet edhe në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit, ku po largohen pasojat nga stuhia, po riparohen dëmet, po hiqen pemët e vjetra dhe të dëmtuara dhe po mbillen fidanë të rinj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close