
Kreu i Tetovës, Bilall Kasami vazhdon më tej të hap komunën e Tetovës për opinionin si dhe për shoqërinë civile shkruan TOP24.
Kasami sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Lëvizjes “ANTI-BIXHOZ”, hoxhën e nderuar, z.Nuhi Ganija, Në takim është biseduar për dislokimin e kazinove dhe mënyrën se si të bëehet më e mira për Tetovën shkruan kryetari i Tetovës, BIlall Kasami në postimin e tij në FB.
“Biseduam për mundësitë e dislokimit të kazinove dhe mënyrën sesi të bëjmë më të mirën për qytetin tonë. Në kuadër të kompetencave të mia si kryetar i komunës së Tetovës do angazhohem maksimalisht për t’i ndërmarrë masat e nevojshme!”/ top24