BotaLajme

Kremlini reagon pasi Inteligjenca amerikane tha se Putini po mashtrohet nga këshilltarët e tij BOTA March 31, 2022 – 13:33

Kremlini ka reaguar mbi akuzat e bëra nga inteligjenca amerikane se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.

Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, u tha gazetarëve me bazë në Moskë se as Departamenti i Shtetit dhe as Pentagoni nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh.

“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin.Ata nuk e kuptojnë Presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”, tha ai.

Peskov shtoi se kjo ishte shqetësuese sepse siç tha ai, një keqkuptim i tillë total çon në vendime të gabuara që kanë pasoja të këqija.

Related Articles

Back to top button
Close
Close