LajmeMaqedoni

Gjendet një granatë nga Lufta e Dytë Botërore gjatë punimeve në Shkup

Një granatë nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur dje gjatë punimeve gërmuese për ndërtimin e një ndërtese në bulevardin “Metropoliti Teodosij Gologanov” në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se për granatën dje në polici në orën 12:00 është paraqitur N.I., pas çka një ekip inspektues nga SPB Shkup ka kryer inspektim dhe u konstatua se bëhet fjalë për një granatë nga Lufta e Dytë Botërore.

“U informua Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për largimin e sigurt të granatës”, informoi MPB në buletinin e saj ditor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close