BotaLajmeTopLajm

Kremlini: Putin nuk ka plane të takohet me Assad-in

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të takohet me Bashar al Assad. Pas regjimit të tij Assad mori azil politik në Moskë pasi u largua nga Siria.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raportojnë mediat ruse.

Ndërkohë Peskov nënvizoi se për momentin është e parakohshme të flitet për ruajtjen e pranisë ushtarake të Rusisë në Siri.

“Çështja do të diskutohet me autoritetet lokale. Është shumë herët për të folur për këtë. Në çdo rast, kjo është një temë diskutimi me ata që do të jenë në pushtet në Siri”, tha Peskov për gazetarët kur u pyet nëse Rusia shpreson të ruajë praninë e saj ushtarake në Siri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close