LajmeMaqedoniTopLajm

Vela nga ASH-ja: Puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, Pëllum Vela, u është drejtuar aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët tani më në cilësinë e kryetarit të degës së kësaj partie duke premtuar se ai personalisht dhe Aleanca nuk do ta çoj dëm mundin e asnjërit, shkruan Vela përmes një postimi në profilin e tij në FB, përcjellë Top24

“Të nderuar aktivistë të ASh-së dhe bashkëqytetarë, Po ju drejtohem tani më si Kryetar legjitim i Degës së Tetovës i ASh-së për t’jua rikujtuar se, megjithëse jam i ri në këtë subjekt politik, kam aq përvojë dhe jam i vetëdijshëm se kontributi i secilit prej jush, që nga themelimi i këtij subjekti e deri më sot, ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për avancimin e subjektit në fjalë dhe unë do të vazhdoj të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë këtij subjekti, duke ju premtuar se puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq”, shkruan Pëllum Vela, kryetar i Degës së ASH-së në Tetovë.

Vela e mbyll shkrimin e tij duke theksuar se “Shpresoj t’ua shpërblej të gjithëve angazhimin dhe përkushtimin”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close