
Sot në Shkollën Fillore Komunale “Faik Konica “ u realizua “Ekspozita për shkollat” të paraqitura me veprat dhe punën e vetë nxënësve nën mentorimin e Arsimtarëve të Artit dhe Historisë.
Ekspozita është një mundësi e veçantë për të shpërndarë dhe shijuar krijimtarinë dhe talentin e nxënësve ku janë paraqitur historiku dhe e kaluara e shkollave tona.
Çdo punim i ekspozuar është rezultat i punës dhe përkushtimit ,njëkohësisht është një mundësi për të njohur të kaluarën arsimore të vendbanimeve të rrethit tonë.
Kjo është një mundësi për të mësuar dhe për t’u frymëzuar nga e kaluara për ta ndërtuar të ardhmen.
Kjo vepër do ju ngelë edhe shkollave si vlerë për ta ruajtur, dokumentuar dhe pasuruar arhivin e historinë e të kaluarës së shkollave.






