Rajon

KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për decertifikimin e disa kandidatëve që më herët ishin certifikuar. Disa prej tyre janë certifikuar me kandidatë të tjerë.

Për këtë, KQZ mori vendime si në vijim:

–           Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale;

–           Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale;

–           Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale;

–           Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale;

–           Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale;

–           Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale;

–           Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;

Related Articles

Back to top button
Close
Close