LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski –Von der Lajen: Fillimi i negociatave për RMV-në, reflektim pozitiv për dinamikën e reformave

Kryeministri sot në Bruksel takoi kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen. Kovaçevski, theksoi se në periudhën e ardhshme, gjatë kryesimit të Francës me BE-në, një nga pritjet kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian, për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Të dy bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se  e një rëndësie të madhe është  fillimi sa më i shpejtë i procesit të negocimit për Maqedoninë e Veriut  për të ruajtur  dinamikën e reformave. Në takim u diskutua edhe për efektin e mbështetjes financiare të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, për projektet për hekurudhën me Republikën e Bullgarisë, për stacionin spastrues të ujërave të zeza në Shkup, për parkun e energjisë e erës dhe centralin diellor,  si dhe për interkonektorin për lidhjen e gazit të Maqedonisë së Veriut me Serbinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close