LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski: Kur e dëgjoj Petkovin, më duket sikur po flet Nelson Mandella

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot ka lavdëruar retorikën e kryeministrit të ri bullgar Kirill Petkov, e madje duke e krahasuar atë me Nelson Mandellën.

Sipas Pendarovskit, Petkov dallon shumë nga politikanët e përbërjes së kaluar qeveritare bullgare, informon Zhurnal.

“T’iu them sinqerisht, nga ajo që e dëgjo nga Petkov, javëve të fundit pasi është bërë kryeministër i Bullgarisë, sikur flet Nelson Mandella, nëse e krahasoni me atë çfarë flisnin disa ministra nga qeveria e Bojko Borisovit. Kishim ofendime ndaj neve si popull dhe si komb”, tha Pendarovski para gazetarëve.

Sipas shefit të shtetit, Petkov qëndron brenda kornizave të tij dhe nuk e përkeqëson situatën në marrdhënie, edhe pse duhet të manovrojë edhe me kontekstin e brendshëm politik të Bullgarisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close